Sulmon dy policë në Prishtinë: Dërgohet në mbajtje i dyshuari

Në kryeqytet është arrestuar një person. Ai dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policor, shkruan lajmi.net. Fillimisht kishte një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve, dhe i dyshuari duke mos i përfillur urdhrat ka sulmuar fizikisht dy policë të cilëve iu ka shkaktuar lëndime trupore. Ai është dërguar në mbajtje. “Rr. Ukshin  Hoti, Prishtinë  01.12.2023-19:00. Pas një…

Lajme

03/12/2023 08:55

Në kryeqytet është arrestuar një person.

Ai dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policor, shkruan lajmi.net.

Fillimisht kishte një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve, dhe i dyshuari duke mos i përfillur urdhrat ka sulmuar fizikisht dy policë të cilëve iu ka shkaktuar lëndime trupore.

Ai është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ukshin  Hoti, Prishtinë  01.12.2023-19:00. Pas një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve,  i dyshuari mashkull kosovar duke mos i respektuar urdhëratë, gjatë shoqërimit në polici dhe gjatë futjes nën kontroll,  i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor  të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Lajmi.net