Sulmon dy policë në Prishtinë: Dërgohet në mbajtje i dyshuari
Në kryeqytet është arrestuar një person. Ai dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policor, shkruan lajmi.net. Fillimisht kishte një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve, dhe i dyshuari duke mos i përfillur urdhrat ka sulmuar fizikisht dy policë të cilëve iu ka shkaktuar lëndime trupore. Ai është dërguar në mbajtje. “Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 01.12.2023-19:00. Pas një…
Lajme
Në kryeqytet është arrestuar një person.
Ai dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policor, shkruan lajmi.net.
Fillimisht kishte një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve, dhe i dyshuari duke mos i përfillur urdhrat ka sulmuar fizikisht dy policë të cilëve iu ka shkaktuar lëndime trupore.
Ai është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 01.12.2023-19:00. Pas një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve, i dyshuari mashkull kosovar duke mos i respektuar urdhëratë, gjatë shoqërimit në polici dhe gjatë futjes nën kontroll, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Lajmi.net