Sulmoi teknikun medicional në Vushtrri

Është sulmuar një teknik në spitalin e Vushtrrisë.

Lajme

16/02/2020 15:19

Një person me probleme psikike është arrestuar në Vushtrri, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht teknikun medicinal, i cili me autoambulancë kishte shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për t’i dhënë tretman mjekësor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK – repartin e psikiatrisë, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/