Sulmoi fizikisht një të mitur e me veturë goditi një person tjetër, arrestohet i dyshuari në Lipjan
Një person është arrestuar në Dobrajë të Madhe të Lipjanit, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një të mitur e më pas me veturë ka goditur edhe viktimën tjetër, mashkull kosovar. Policia e Kosovës, ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në…
Lajme
Një person është arrestuar në Dobrajë të Madhe të Lipjanit, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një të mitur e më pas me veturë ka goditur edhe viktimën tjetër, mashkull kosovar.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Dobraj e Madhe, Lipjan / 01.11.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur, ku më pas me veturë ka goditur edhe viktimën tjetër mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.