Sulmohet selia e partisë kurde, 18 të vdekur

15:16 | 8 Qershor 2014

Foto ilustruese

Nga një sulm me bombë mbi selinë e partisë kurde në Irak janë vrarë së paku 18 persona dhe plagosur rreth 55 të tjerë në një qytezë në veri të Bagdadit.

Policia ka thënë se sulmi ka ndodhur kur një sulmues vetëvrasës e ka hedhur veten në erë te porta e zyrave të “Unionit Patriotik të Kurdistanit” në Xhalula, 125 kilometra në veri të kryeqytetit irakian, raporton REL.

Pas shpërthimit të parë, një veturë bombë ka shpërthyer në afërsi të zyrave të kësaj partie derisa arrinin forcat e sigurisë për të hetuar rastin dhe për të ndihmuar ata që ishin plagosur.

Xhalula është një qytezë e përzier etnikisht në krahinën e Dixhalës.

Disa shtëpi dhe vetura janë dëmtuar si pasojë e këtij sulmi.

Kjo parti udhëhiqet nga presidenti irakian, Xhalal Talabani, i cili momentalisht është duke u trajtuar në një spital gjerman për arsye shëndetësore.

Rreth 800 irakianë kanë vdekur muajin e kaluar, shumica viktima të dhunës sektare.