Sulmohet selia e LDK-së në Prishtinë (Foto)

22:45 | 27 Shkurt 2016

Disa persona me maska kanë thyer xhamat e selisë së LDK-së në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherësh ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer hetimet e nevojshme.

“Çfarë di unë është se janë thyer xhamat e selisë së LDK-së dhe personat që e kanë bërë këtë kanë qenë me maska”, tha Abrashi.

Sa i përket Policisë, kontakti me ta është i pamundur aktualisht.