Sulmohet presidenti i skuadrës së njohur italiane

Ka pasur një incident shokues përpara ''play-offit'' të Serie C, kur presidenti i Arezzo, Giorgio La Cava u sulmua, me sa duket nga tifozët e Viterbesë.

Sport

23/05/2019 09:00

La Cava sapo kishte përshëndetur tifozët që kishin udhëtuar në stadium përpara lojës, kur ai thuhet se ishte fyer nga tifozët dhe kujdestarët që punonin në stadium.

Ndërsa po ecte në tunel, dikush goditi presidentin e Arezzo në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar humbje të vetëdijes për pak kohë, transmeton lajmi.net.

Tensioni në stadium u përshkallëzua me tifozët e Arezzos duke kërcënuar me hakmarrje, kështu që policia i kërkoi drejtorit sportiv Ermanno Pieroni dhe zëvendëspresidentit Massimo Anselmi të flasin me tifozët e tyre personalisht në stadium dhe përmes Facebook në pjesën e parë.

”Presidenti është mirë, le të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi vetëm në mbështetjen e ekipit. Le të mos bien në grackën e provokimit. Pjesa e dytë që po luajmë përfaqëson një vit sakrificash për ne. Nuk mund të lejojmë që kjo të jetë në duart e kundërshtarëve tanë”, ishte deklarata e klubit të Arezzos pas 45 minutëshit të parë.

Arezzo fitoi ndeshjen 2-0, duke fituar tashmë ndeshjen e parë 3-0 në shtëpi. /Lajmi.net/