Sulmohet një xhami në Francë, agresori drejtoi automjetin drejt objektit fetar

Një agresor ka sulmuar me automjetin e tij një xhami në qytetin Colmar të Francës, sipas Anadolu Agency.

Bota

22/09/2019 16:59

Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë, transmeton lajmi.net.

Lidhur me ngjarjen është iniciuar një hetim.

Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard ka deklaruar se personi në fjalë ka plagosur veten me thikë në fyt dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni në spital.

Po ashtu bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme materiale. Ende nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dëme njerëzore. /Lajmi.net/