Sulmohet një polic në finalen Prishtina-Llapi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Mbrëmë u zhvillua ndeshja finale e Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Llapit. Në stadium, ku po zhvillohej ndeshja, një tifoz e ka sulmuar zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse polici ka pranuar tretman mjekësor. Raporti i plotë: SULM NDAJ PERSONIT…

Lajme
Mbrëmë u zhvillua ndeshja finale e Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Llapit.
Në stadium, ku po zhvillohej ndeshja, një tifoz e ka sulmuar zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse polici ka pranuar tretman mjekësor.
Raporti i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Enver Zymberi, Prishtinë / 22.05.2025 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar një zyrtar policor i cili ishte në detyrë zyrtare, ku si pasojë e lëndimeve trupore ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/