Sulmohet një polic i Kosovës në Veri

Një polic i Policisë Kufitare është lënduar në pikën kufitare në veri të Kosovës duke e shoqëruar një person që ka provuar të kalojë ilegalisht kufirin.

Lajme

18/09/2019 21:12

Sulmi është kryer nga një grup njerëzit derisa po e përcillte në stacion policor personin që tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin.

Lajmin  e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës.

“Policia ka kapur një person që ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht. Duke e shoqëruar për në stacion policor, një grup e ka sulmuar policin. Është dëmtuar edhe vetura, por ajo ka qenë civile, kaq qenë e personit që po shoqërohej. Personi ka arritur të arratiset”.

Ai ka thënë se tre persona që e kanë sulmuar policin janë identifikuar dhe Policia e Kosovës dhe po punohet për arrestimin e tyre.