Sulmohet një autobus me granatë në Ukrainë, vriten 10 civilë

Kryengritësit pro rus hodhën granata drejt pikës së kontrollit pranë të cilit ka kaluar autobusi pasagjerësh.

Bota

13/01/2015 16:42

Zyrtarët ukrainas njoftojnë se 10 civilë janë vrarë, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi me granatë ndaj një pike kontrolli, në lindje të vendit, transmeton Anadolu Agency. 

Administrata Rajonale Donetsk i është përgjigjur Qeverisë qendrore në Kiev me një deklaratë për opinionin publik ku thuhet se rebelët kanë sulmuar me granatë pikën e kontrollit pranë qytetit Volnovak në rajonin e Donetskut, ndërkohë që autobusi i pasagjerëve kalonte pranë tij. 

Në përleshjet e trupave të ushtrisë ukrainase dhe kryengritësve pro-rusë që nga fillimi i prillit vitin e kaluar janë vrarë mbi 4.700 njerëz. Në ditët e fundit tensionet janë rritur, duke kërcënuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje paqësore.