Sulmohet në Serbi me gurë autobusi i linjës Prishtinë-Beograd
Një autobus i linjës Beograd- Prishtinë është sulmuar me gurë në orët e mbrëmjes merr vesh Indeksonline.

Lajme
Rreth orës 21:00, në Krushevc, disa persona kanë goditur me gurë autobusin që po kthehej nga Beogradi për në Prishtine, duke i shkaktuar dëme materiale.
Njësitet e Policisë serbe kanë dal në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin, raporton Indeksonline.
Shoferi i autobusit “Erhan Tours” që është linjë e rregullt e Beograd- Prishtinë, ka thënë se kjo nuk është hera e pare qe autobusët e tyre janë sulmuar gjatë rrugës Beograd-Prishtine.