Sulmohet me vezë Edi Rama, 8 të arrestuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është sulmuar sot nga disa studentë para fakultetit të Shkencave Sociale, pasi morri pjesë në një takim me biznesin e vogël.

Lajme

02/11/2015 13:19

Ai është qëlluar me vezë nga disa studentë, menjëherë pasi po dilte nga objektet e fakultetit të Shkencave Sociale.

Disa burime të ndodhur në vendngjarje thanë për gazetën “Sot”, se studentet e kanë qëlluar me vezë kryeministrin Rama për shkak të pakënaqësive për tarifën e lartë universitare, transmeton lajmi.net

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në polici rreth 8 studentë, të cilët dyshohen si autorë në lidhje me ngjarjen.   Gjithashtu, mësohet se 3 studentë janë nga “Lëvizja Studentore në Prishtinë” dhe 5 të tjerë nga “Lëvizja për Universitetin”.