Nehma Ali Shah është sulmuar derisa kthehej në shtëpi nga xhamia Jamaat Ahle-Sunnat, mbrëmjen e së hënës.
Udhëheqësi fetar është tani në gjendje të qëndrueshme, pasi i është nënshtruar operacionit, transmeton Rel.
Policia është duke analizuar pamjet nga kamerat e sigurisë.
Xhamia, e themeluar më 1977, ka rreth 5,000 anëtarë dhe fillimisht ka shërbyer si qendër për imigrantët e gjeneratës së parë nga Pakistani.