Sulmohet me granatë dore polici i Kosovës në Zubin Potok

Është sulmuar sot në orët e para të mëngjesit me granatë dore në veri të Kosovës një pjesëtarë i Policisë së Kosovës, i komunitetit serb.

Lajme

10/10/2015 10:22

Sulmi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së policit me inicialet M.Gj. në Zubin Potok, ku i është hedhur një granatë, ndërsa më pas është shtënë me armë zjarri në shtëpi, por pa të plagosur.

Radio Kontakt nga Mitrovica e Veriut, ka njoftuar se gjatë këtij incidenti është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material në shtëpinë e policit të sulmuar, transmeton lajmi.net.

Shtëpia e policit gjendet jo larg ndërtesës së komunës së Zubin Potokut dhe stacionit të Policisë.

Policia e Kosovës, para disa ditëve ka arritur që, përmes një aksioni të suksesshëm të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme të narkotikëve. Ndërsa po vazhdon hetime për të dyshuarit të përfshirë në këtë zinxhirë kriminal të tregtimit të narkotikëve. /lajmi.net/