Sulmohet me eksploziv barnatorja e babait të ministrit Brendshëm

Dy shpërthime me lëndë eksplozive dhe një tentativë për atentat sërish me tritol i cili u çaktivizua nga policia, ndodhën në kryeqytet rreth orëve të para të mëngjesit brenda një harku të shkurtër kohor, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Lajme

10/02/2015 11:28

Pre e dy shpërthimeve (i pari rreth orës 03:15 dhe i dyti në 03:30) ranë farmacia e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe banesa e Alfred Numanit, shefi i Krimeve të Rënda në Korçë, njëherësh ish-shef i komisariatit numër 3 të Tiranës.

Shperthimi ndodhi ne rrugen “Arben Minga” qe ndodhet nje rrugice larg farmacise se babait te ministrit Tahiri, perballe Pediatrise ne QSUT. Atentatet me lëndë eksplozive kanë ndodhur në një kohë të afërt ndërmjet tyre, por burime nga Policia e Tiranës thanë për A1 Report, se nga hetimet paraprake ngjarjet nuk lidhen me njëra tjetrën.

Po gjatë mëngjesit të hershëm, rreth orës 05:00 policia gjeti dy kallëpe tritoli të lidhura me tel pranë një stacioni autobusi. Tritoli u gjet në rrugën “Muhamed Gjollesha” në stacionin e autobusit ku kalon linja e Unazës së Tiranës. Sasia e tritolit ishte e mbështjellë me gazetë dhe me dy tela të nxjerrë në pjesën e jashtme. Në këto kushte policia bëri shpërthim të kontrolluar për të shmangur pasoja fatale në njerëz, të cilët udhetojnë me linjat e autobusëve të kryeqytetit, raportojnë mediat në Shqipëri.