Sulmohet “Instagrami” i Luizit, motra e tij e merr në menaxhim dhe ia ndryshon emrin

Pas hyrjes në “Big Brother VIP Albania” është hapur ‘Instagrami’ i Luiz Ejllit i menaxhuar nga një shoqe e tij. Këtë ai e ka treguar shpesh gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme, shkruan lajmi.net. Ai ka arritur që për dy muaj të kalojë shumë personazhe publike sa i përket numrit të ndjekësve. Këngëtari ka grumbulluar…

ShowBiz

21/03/2023 18:59

Pas hyrjes në “Big Brother VIP Albania” është hapur ‘Instagrami’ i Luiz Ejllit i menaxhuar nga një shoqe e tij.

Këtë ai e ka treguar shpesh gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme, shkruan lajmi.net.

Ai ka arritur që për dy muaj të kalojë shumë personazhe publike sa i përket numrit të ndjekësve.

Këngëtari ka grumbulluar plotë 634 mijë ndjekës.

Por, së fundmi llogaria është marrë në menaxhim të motrës së tij, e cila ia ka ndryshuar edhe emrin në ‘Instagram’.

Nga “Luiz.Ejlli”, është kthyer “Ina.Ejlli” dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim.

“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”, thuhet në postimi./Lajmi.net/