Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Sulmohet gazetari kosovar gjatë portestave në Beograd

23:58 | 8 Korrik 2020

Idro Seferi, gazetar kosovar që punon në Beograd ka dhënë një intervistë për emisionin Frontal në T7 ku ka folur për protestën që u mbajt në Beograd një natë më herët.

Pos tjerash, Idro Seferi, ka treguar se gjatë mbulimit të kësaj proteste si gazetar, ka treguar se ai dhe gazetarët kanë qenë të rrezikuar. Për më tepër gazetari nga Kosova ka treguar se ai ka pësuar dy goditje.

“Na pengonin një pjesë e njerëzve sepse thoshin se nuk duhet të filmonim. Ishte një gjendje mjaft e tensionuar, unë pësova dy goditje; njërën nga një bomë e gazit për shkak se policia filloi të gjuaj në ajër shumë boma gazi dhe njëra më goditi në pjesën e fytyrës. Por fatmirësisht e pata maskën. Ishte një shok i momentin sepse kur ajo goditë më pas shpërthen. Mu deshën disa minuta për të kuptuar se nuk isha lënduar”, ka thënë Seferi për Frontal.

Ai ka thënë se lëndimi do të ishte shumë I madh nëse s’do të kishte maskë. “Ka qenë një fat i mirë, sepse fatmirësisht  maskën e mbaj me vete. E mbaj maskën në çantë para shpërthimit, vrapova e mora maskën sepse më vonë nuk do të kasha mundësi ta marr”, ka thënë Seferi.