Sulmohet fizikisht personi zyrtar – I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Është arrestuar një i dyshuar për sulmim fizik ndaj një personi zyrtar. Sipas raportit të policisë, viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Njoftimi i plotë: SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR-  Prishtinë / 28.02.2024 – 23:20. Është…

Lajme

01/03/2024 09:48

Është arrestuar një i dyshuar për sulmim fizik ndaj një personi zyrtar.

Sipas raportit të policisë, viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR-  Prishtinë / 28.02.2024 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos i zbatuar urdhërat e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor  të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte hetimore. /Lajmi.net/