Sulmohet fizikisht kryetari i Gjykatës

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Lajme

11/12/2019 11:50

Policia në Vushtrri raporton se dje rreth orës 15:00 është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht kryetarin e Gjykatës Themelore dega në Vushtrri lidhur me një lëndë ku ishte i përfshirë si i dyshuar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Lajmi.net/