Sulmohet Ambasadorja gjermane në Jemen
Sulm ndaj ish-Ambasadores gjermane në Shqipëri, që tash shërben në Jemen, Carola Mueller-Holtkemper i mori jetën truprojës së saj. Sulmuesit tentuan që ta marrin peng Ambasadoren.

Bota
Një sulm ndaj ish Ambasadores gjermane në Shqipëri, Carola Mueller-Holtkemper, i mori jetën truprojës së saj në kryeqytetin e Jemenit, Hada, transmeton Gazeta Shekulli.
“Mësohet se sulmi ndodhi jashtë një supermarketi, ku ish Ambasadorja gjermane në Tiranë dhe disa pjesëtarë të trupit diplomatik po qëndronin. Njoftohet se Carola Mueller-Holtkemper nuk është dëmtuar nga sulmi, por i vdekur ka mbetur truproja e saj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas raportimeve të para, thuhet se disa persona të armatosur tentuan që të merrnin peng ish Ambasadoren, e cila tashmë shërben në Jemen si Ambasadore e Gjermanisë”, shkruan Shekulli.
“Ambasadorja i shpëtoi sulmit por truproja e saj u vra, teksa u bëri rezistencë agresorëve, të cilët u përpoqën ta rrëmbenin”, raportojnë burime nga vendngjarja për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).
Gjermania është një nga vendet e Perëndimit, i cili mbylli përkohësisht misionet diplomatike në Jemen në muajin gusht, pas paralajmërimeve të SHBA’ve se ekzistonte një rrezik i madh për sulme në Lindjen e Mesme. Deri më tani, asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.