Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maqedoni

Kameramani i portalit A1on, Vladimir Zhelçevski sonte ka përfunduar në Qendrën Urgjente, pasi ai dhe gazetari Aleksandar Todevski ishin të sulmuar gjatë protestës “Për Maqedoni të përbashkët” e cila jozyrtarit është e përkrahur nga simpatizues të VMRO-DPMNE-së.

Lajme

28/02/2017 19:53

Zhelçevski ka lëndime në kokë, ndërsa protestuesit të cilët i sulmuan e kanë shkatërruar edhe kamerën e ekipit të A1on.

Protesta gjatë gjithë kohës po shoqërohet me thirrje antishqiptare.