Sulmi terrorist në Banjskë u dëshmua nga dronët e konfiskuar: Përfshirje direkte e Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka komentuar pamjet të cilat të dielën i publiku ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, shihen duke u stërvitur brenda territorit serb. Këto pamje i ka publikua në Twitter kryeministri Albin Kurti, ndërkaq pas tij…

Lajme

01/10/2023 22:18

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka komentuar pamjet të cilat të dielën i publiku ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, shihen duke u stërvitur brenda territorit serb.

Këto pamje i ka publikua në Twitter kryeministri Albin Kurti, ndërkaq pas tij edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

Sigurimi i pamjeve është mundësuar përmes dronëve të terroristëve të cilat i ka konfiskuar Policia e Kosovës.

”Dronët e sekuestruar nga grupi terrorist kanë dhënë dëshmi të tjera për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës“, ka shkruar Gërvalla.