Sulmi në Zelandë të Re, Gold AG merr shembuj veprimet e futbollistëve: Terrorizmi nuk ka fe

Gold AG përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar disa veprime të futbollistëve të njohur pas sumit në Zelandë të Re.

ShowBiz

16/03/2019 23:40

Gold AG përmes një postimi në InstaStory thotë se terrorizmi nuk ka fe, shkruan lajmi.net.

Ai ka treguar shembuj të veprimeve të futbollistëve, përmes së cilave tregon se si u solidarizuan ata me viktimat në Zelandë të Re.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I GOLDIT, PA NDËRHYRJE:

“Terrorizmi nuk ka fe. Edhe Ylli australian i fesë krishtere bie në sexhde duke u solidarizuar me viktimat e Zelandës së Re.

Futbollisti i njohur, Kosta Barbarouses që luan për ekipin e Melbourne Victory, golin që e shënoi ia ka kushtuar tragjedisë që ndodhi në Zelandë të Re.

Pasi shënoi gol, futbollisti ra në sexhde në respekt të 50 besimtarëve që vdiqën”. /Lajmi.net/