Sulmi në Mançester: Trump dënon rrjedhjen e informacioneve në media
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë që rrjedhjet e hetimit mbi sulmin në Arenën e Mançester, janë mjaft shqetësuese.

Bota
Ai ka shtuar që kjo rrjedhje e informacioneve është një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe se administrata e tij do t’i shkoj deri në fund kësaj pune.
Reagimet e tij vijnë pasi që mediat amerikane kanë publikuar disa fotografi të skenave të sulmit të së hënës.
Salman Abedi hodhi veten në ajër, duke lënë të vdekur 22 persona, në mesin e tyre edhe fëmijë.