Sulmi në Dortmund, lajm i madh nga prokurorët gjermanë!

Prokurorët thanë se 26-vjeçari dyshohet se është anëtar i grupit militant Shteti Islamik.

Bota

13/04/2017 13:24

Prokurorët gjermanë thanë se nuk ka prova se një person irakian, i cili është ndaluar pas shpërthimeve me bomba pranë autobusit të një ekipi të futbollit, ka qenë i përfshirë në sulm.

Prokurorët thanë se 26-vjeçari dyshohet se është anëtar i grupit militant Shteti Islamik.

Megjithatë, ata thanë se “deri më tash, hetimet nuk kanë dhënë prova se i dyshuari ka marrë pjesë në sulmin në Dortmund”, më 11 prill.

Tri bomba kanë shpërthyer pranë autobusit të ekipit Borussia Dortmund, duke plagosur një lojtar dhe një polic, përcjell Evropa e Lirë.

Prokurorët thanë se personi irakian dyshohet se i është bashkuar një dege të Shtetit Islamik në Irak më 2014 dhe se ka udhëhequr një njësi prej rreth dhjetë luftëtarësh, e përfshirë në përgatitjen e kidnapimeve, grabitjeve dhe vrasjeve.

Ata i kërkuan gjykatës ta mbajnë në paraburgim.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy