Sulmi ndaj gruas rome, Haradinaj e cilëson agresion të shfrenuar të adoleshentëve

Kryeministri i Kosoës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit që ju bo gruas rome në qytetin e Ferizajt.

Lajme

31/05/2019 15:35

Haradinaj thotë se sulmi ndaj gruas e cila u sulmua dy herë, në Lipjan dhe Ferizaj, është akt i turpshëm dhe i dënueshëm, transmeton lajmi.net.

“U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat konform normave ligjore, ndërsa nga prindërit dhe arsimtarët kërkoj të kenë kujdes të shtuar për fëmijtë e tyre, në edukimin e drejtë si preventiva më adekuate kundër çdo lloj manifestimi të dhunës dhe urrejtjes”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Agresioni i shfrenuar i disa adoleshentëve në Lipjan dhe Ferizaj ndaj qytetarëve, për shkak të përkatësisë së tyre etnike, është i turpshëm dhe i dënueshëm.

Ne, me shumë mund e sakrifica po ndërtojmë një shtet të drejtë dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku të gjitha komunitetet janë të lira e të barabarta, prandaj sulmet mbi pjesëtarë të komuniteteve pakicë, bien ndesh me vlerat tona tradicionale dhe parimeve ligjore dhe nuk do të tolerohen.

U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat konform normave ligjore, ndërsa nga prindërit dhe arsimtarët kërkoj të kenë kujdes të shtuar për fëmijtë e tyre, në edukimin e drejtë si preventiva më adekuate kundër çdo lloj manifestimi të dhunës dhe urrejtjes.

RH