Sulmi me kallash ndaj Top Channel, reagon ashpër presidenti shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme tek Top Channel, ku u qëllua për vdekje roja i godinës së televizionit. Në një postim, Begaj ka thënë se ajo që ndodhi mbrëmë është ngjarje e rëndë, shkruan lajmi.net. Ai ka bërë thirrje tek organet e rendit ta zbardhin sa më shpejtë ngjarjen.…

Lajme

27/03/2023 07:27

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme tek Top Channel, ku u qëllua për vdekje roja i godinës së televizionit.

Në një postim, Begaj ka thënë se ajo që ndodhi mbrëmë është ngjarje e rëndë, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë thirrje tek organet e rendit ta zbardhin sa më shpejtë ngjarjen.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj. /Lajmi.net/