Sulmi me armë, 12 viktima në Los Angeles

Sipas mediave, i vdekur ka mbetur edhe personi që sulmoi me armë lokalin.

Bota

08/11/2018 14:46

Bilanc i rëndë nga sulmi me armë i ndodhur në një lokal nate në Los Angeles.

Mediat amerikane kanë bërë të ditur se kanë mbetur të vdekur 12 persona.

Mes viktimave është edhe sherifi i zonës i cili iu përgjigj i pari thirrjes për ndihmë pas të shtënave.

Sipas mediave, i vdekur ka mbetur edhe personi që sulmoi me armë lokalin.

Në ambientet e brendshme të lokalit ishin më shumë se 200 persona që po argëtoheshin.

Personi me armë automatike është futur brenda dhe ka qëlluar duke vrarë 11 persona dhe më pas do të vritej nga policia.