Sulmi i Romës: Berisha – Totti
Sulmuesi kosovar Valmir Berisha kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Romën, që besohet se është favorite për të siguruar shërbimet e tij. Ylli 17-vjeç i Halmstadit pritet të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin suedez. Dhe, hapi i…

Sport
Sulmuesi kosovar Valmir Berisha kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Romën, që besohet se është favorite për të siguruar shërbimet e tij.
Ylli 17-vjeç i Halmstadit pritet të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin suedez.
Dhe, hapi i radhës në karrierën e tij pritet të jetë një transferim i madh. Berisha ka mirëpritur mundësinë e kalimit në Romë, ku do të kishte mundësinë të luante me kapitenin dhe ikonën e Giallorossëve, Francesco Totti.
“Roma është një klub i madh. Do të ishte ëndërr të luaj për të. Berisha dhe Totti, do të ishte vërtetë një ëndërr”, deklaroi ai për portalin suedez fotbollskanalen.se.