Sulme të reja të amerikanëve, po thyhet ISIS-i (Video)
Ushtria amerikane ka kryer sulme të reja nga ajri ndaj bazave ushtarake të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, në veri të Irakut.

Bota
Pentagoni ka bërë të ditur se dy automjete ushtarake të blinduara të ekstremistëve kanë qenë cak i sulmit në Amirli dhe Mosul.
Ushtria amerikane nga 8 gushti ka kryer 120 sulme nga ajri për të ndihmuar forcat irakiane me qëllim zvogëlimin e fuqisë luftarake të ekstremistëve.
Ndërsa forcat irakiane të shiitëve, kanë arritur të shpërthejnë rrethimin gati dy-mujor nga militantët e Shtetit Islamik në qytetin verior shiit të Amirli.
Thyerja e rrethimit ishte një “arritje e madhe dhe një fitore e rëndësishme”, një zyrtar i forcave irakiane, duke bërë të ditur se në sulm ishin të përfshirë: ushtria e Irakut, trupat elite, luftëtarë kurdë dhe milicia shiite. (lajmi.net)