Sulme të reja kundër ISIL-it (Video)

Sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër “Shtetit Islamik” në Siri kanë vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme, ndërkohë që bëhet e ditur se përvec rafinerive të naftës janë sulmuar edhe disa caqe ku ishte fshehur logjistika e militantëve të organizatës terroriste “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit (ISIL). 

Bota

26/09/2014 15:51

Një video e publikuar tregon momentet e sulmit ndaj dy rafinerive kryesore të “Shteti Islamik” në Siri, ndërkohë është bërë e ditur se ka pasur sulme edhe në rajonin lindor Deir Ezzor dhe në periferi të qytetit Al-Mayadin, ku ndodhej një bazë komanduese e militantëve sunitë të ISIL-it.

Pentagoni k njoftuar se përveç sulmeve në rafineritë e naftës, janë  shkatërruar edhe katër tanke të ISIL-it në Siri, ndërsa shtatë sulme janë kryer ndaj caqeve të këtij grupi terrorist janë kryer edhe në Irak, në periferi të Bagdadit.     

Nuk është bërë e ditur për viktima gjatë sulmeve të fundit, por Observatori sirian për të drejtat e njeriut, ka njoftuar se nga sulmet ajrore kundër “Shtetit Islamik” në Siri, deri tash janë vrarë së paku 140 militantë dhe 13 civilë.

ISIL, pas ofensivave të qershorit, kur vrau më shuam se 5000 civilë irakianë, të krishterë dhe myslimanë shiitë, shpalli kalifatin e tij në tokat e pushtuara në Irak dhe Siri, të quajtur “Shteti Islamik”.

Ndërkohë që sulmet ajrore amerikane kundër ISIL-it në Irak filluan në muajin gusht, në Siri ato u nisën vetëm para katër ditësh, pas presionit politik dhe publik që nxiti vrasja e dy gazetarëve amerikanë dhe një punojësi humanitar britanik.

Prerja e kokave të tre pengjeve perëndimore nga xhihadistët e ISIL-it ka bërë që luftës amerikane kundër “Shtetit Islamik” t’i bashkohen rreth 50 shtete të botës, ndër to edhe dhjetë arabe.