Sulme të reja amerikane mbi xhihadistët në Irak

Ushtria amerikane thotë se ka kryer raundin e tretë të sulmeve ajrore mbi militantët sunitë mysliman, me qëllim që të mbrojnë civilët në veri të Irakut.

Bota

10/08/2014 13:49

Raportohet se luftëtarët myslimanë kishin shkatërruar automjete të blinduara të anëtarëve të sektit Yezidi, të cilët ishin zënë në kurth nga xhihadistët në malin e Sinjarit.

SHBA-të kanë filluar sulmet ajrore javën e kaluar, me qëllim që të ndalin përparimin e shpejt të xhihadistëve të Shtetit Islamik në Irak.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka mbërritur në Irak për të diskutuar për  krizën. Ai po qëndron në Bagdad, ku po mbikqyr shpërndarjen e parë të ndihmave franceze për njerëzit e zhvendosur nga rajoni i Sinjarit. Ministri Fabius ka marrë kërcënime nga xhihadistët, pasi që ai ka paralajmëruar se do të vizitojë edhe qytetin kurd të Ibrilit.

Ndërkohë, një avion ushtarak britanik ka dërguar edhe ndihmat e para humanitare në Irakun verion, njofton Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

ISIS ka marrë nën kontroll territore të mëdha në Irak dhe Siri muajt e fundit, duke deklaruar se është duke themeluar “kalifatin” apo shtetin islamik në këtë rajon.