Sulme me armë në Gjakovë, Prishtinë e Gjilan, plagoset një person

Është arrestuar një i dyshuar në Gjakovë, pasi që i njëjti ka plagosur me arë zjarri një person, i cili është dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor, ndërsa nga i dyshuari, policia ka konfiskuar armën AK-47 me dy karikatorë dhe 20 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Lajme

17/08/2014 19:35

Kurse në Gjilan ka arrestuar babë e birë dhe ka konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe tre fishekë të kalibrit 7.65 mm, pasiqë ata të cilët dyshohet se kanë shtënë në drejtim të katër personave të panjohur të cilët kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së të dyshuarve dhe kishin kërkuar qelësat e shtëpisë. 

Sipas policisë, personat kanë braktisur veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur, kurse vetura e dyshuar është konfiskuar nga ana e policisë, ndërsa gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar edhe një antiplumb, një palë dylbi dhe një shkop druri. 

Kurse, në Prishtinë nën kërcënimin me armë zjarri ka sulmuar fizikisht viktimën, i cili është dërguar në QKUK-së për trajtim të nevojshëm mjekësor. 

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë, kurse me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.