Sulm vetëvrasës nga një vajzë 10 vjeçe në Nigeri, humbin jetën 19 persona

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur sot në qytetin Maiduguri në Nigeri, ku kanë humbur jetën të paktën 19  persona dhe janë plagosur 18.

Bota

10/01/2015 16:36

Të paktën 19 persona vdiqën sot pas shpërthimit të një bombe të vendosur te një vajzë rreth 10 vjeçe në një treg në Maiduguri, qytet i rëndësishëm i verilindjes së Nigerisë, njoftoi policia lokale. 

“Numri i viktimave është 20 dhe i të plagosurve 18, përfshirë vajzën kamikaze që mundësoi shpërthimin e bombës artizanale”, deklaroi për gazetarët Gideon Jubrin, zëdhënës i policisë në shtetit të Bornos, ku Maiduguri është kryeqytet.

Shpërthimi ndodhi pas mesditës, rreth orës lokale 12:40, kur tregu ishte i tejmbushur, raporton AFP.