Sulm vetëvrasës në Egjipt, 24 të plagosur

Në një sulm vetëvrasës i cili kishte si objektiv qendrën e policisë në qytetin Arish në gadishullin e Sinait në Egjipt sipas të dhënave fillestare njoftohet se janë plagosur 24 persona, ku 18 prej tyre janë ushtarë.

Bota

10/03/2015 10:14

Sipas të dhënave nga burimet lokale mësohet se në rajonin El-Musaid të qytetit Arish një makinë e ngarkuar me bombë dhe e cila kishte si objektiv qendrën e policisë shpërtheu dhe si pasojë e shpërthimit u plagosen 18 ushtarë dhe dy civilë që ndodheshin pranë plagosen, raporton Anadolu Agency.

Gjithashtu mësohet se në vendin ku ka shpërthyer bomba ka pasur edhe dëme në shtëpitë përreth. Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për këtë ngjarje.