Sulm vdekjeprurës i talibanëve kundër policisë afgane

Së paku shtatë policë afganë u vranë, kur militantët talibanë sulmuan stacionin e tyre në provincën Baglan të Afganistanit, njoftuan autoritetet.

Bota

28/01/2020 12:00

Sipas tyre, sulmi ndodhi në periferi të kryeqytetit të provincës, Pul-e Khumri, dhe disa persona të tjerë mbeten të plagosur.

Sipas disa raporteve, në sulm u vranë 16 policë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, tha se sulmuesit morën një peng.

Në shtator, talibanët sulmuan Pul-e Khumrin në përpjekje për të marrë kontrollin e tij dhe bllokuan autostradën kryesore të qytetit drejt kryeqytetit afgan, Kabul, për më shumë se një javë.

Luftëtarët talibanë kontrollojnë rreth gjysmën e Afganistanit, shkruan REL.

Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësuesit talibanë janë në bisedime për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.