Sulm terrorist në Kinë, 50 të vdekur

Të paktën 50 persona kanë vdekur, në mesin e të cilëve 40 sulmues, gjatë një sulmi terrorist në rajonin jugor të Kinës, Sinxhiang, njoftuan autoritetet lokale. 

Bota

25/09/2014 23:52

Autoritetet rajonale së pari njoftuan se dy persona janë vrarë në shpërthimet në tri lokacione në qarkun Luntai.

Gazeta qeveritare Tianshen net, lajmëroi se në shpërthime kanë vdekur dy policë , dy ndihmës policie, si dhe gjashtë kalimtarë të rastit, kurse edhe 54 të tjerë janë plagosur.

Sipas edicionit online të kësaj gazete, policia ka reaguar shpejt dhe 40 sulmues janë vrarë, qoftë në shkëmbim zjarri me policinë apo në shpërthime.  

Sinxhiang është krahinë kineze k jetojnë pjesëtarët e pakicës myslimane ujgur, të cilët flasin gjuhën turke.

Autoritetet kineze akuzojnë separatistët islamikë të cilët duan krijimin e shtetit të pavarur Turkmenistani lindor për dhunën  që mbretëron në Sinxhiang gjatë viteve të fundit. Gjatë tensioneve etnike në këtë rajon deri tash janë vrarë mbi 300 persona.  

Mirëpo, aktivistët e të drejtave të njeriut konsiderojnë se politika represive e autoriteteve kineze janë arsye e tensioneve dhe trazirave në Sinxhiang, transmeton agjencia franceze e lajmeve AFP.