Sulm në Holandë, plagosen disa persona

Policia holandeze ka raportuar për disa persona të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në qytetin Utreht.

Bota

18/03/2019 11:55

Një burrë ka shtënë me armë në drejtim të disa personave të cilët ishin duke udhëtuar në një tramvaj, transmeton lajmi.net.

Siç shkruan “BBC”, ngjatja ka ndodhur në qytetin holandez të Utrehtit, ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

Ndërkaq siç raportohet autori i këtij sulmi është arratisur.

Sipas raportimeve të para, një shesh afër një stacioni të tramvajit në perëndim të qytetit është mbyllur nga autoritetet dhe shërbimet e emergjencës janë në vendin e ngjarjes.

Policia ka kërkuar nga njerëzit që t’i mbajnë rrugët e qarta për punëtorët e emergjencave.

Incidenti ndodhi rreth kryqëzimit “24 Oktoberplein”, në ora 10:45 sipas kohës lokale, shkruan “BBC”, transmeton lajmi.net.

Ende nuk dihet nëse ky është sulm terrorist apo jo mirëpo, raportohet se policia kundër terrorizmit është në vendin e ngjarjes. /Lajmi.net/