Sulm me bombë në Kabul, vriten 55 persona

Së paku 55 njerëz u vranë pas një sulmi vetëvrasës me eksploziv në një takim të dijetarëve myslimanë duke shënuar ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Bota

21/11/2018 19:03

Rreth 94 vetë u plagosën në sulm, me më shumë se 20 të plagosur në gjendje kritike. Numri i të vdekurve pritet të rritet, transmeton lajmi.net.

Një anëtar i tyre kishte regjistruar takimin në telefon dhe arriti të kapë shpërthimin në mbledhjen e qindra myslimanëve në një sallë në Kabul të Afganistanit.

Autori i krimit besohet të jetë futur lehtë në sallë, pasi organizatorët e ngjarjes nuk kishin kërkuar siguri nga policia. /Lajmi.net/