Sulm kundër ndërtimit të paqes

AAK ka dënuar ashpër vrasjen e asamblistit të Mitrovicës së Veriut, Dimitrije Janiqijeviq. Këtë akt AAK, e konsideron si sulm kundër institucioneve të Kosovës dhe ndërtimit të paqes.

Lajme

16/01/2014 14:17

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dënuar vrasjen e asamblistit të Mitrovicës së Veriut, Dimitrije Janiqijeviq.

AAK e konsideron këtë akt kriminal si sulm ndaj institucioneve demokratike të Kosovës dhe kundër përpjekjeve për ndërtimin e paqes. Kërkohen nga organet e rendit që kryerësit e kësaj vepre të sillen para drejtësisë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), shpreh shqetësimin e thellë për vrasjen e asambleistit Dimitrije Janiqijeviq,të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut”.

“ AAK i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit Dimitrije Janiqijeviq”.

“AAK e konsideron këtë akt kriminal si sulm ndaj jetës së qytetarit të Kosovës, kundër institucioneve demokratike të Kosovës dhe kundër përpjekjeve për ndërtimin e paqes dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës.”

“ AAK poashtu kërkon nga institucionet e rendit që sa më parë të gjejnë aktorët e këtij krimi dhe t’i sjellin para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e AAK’së.