Sulm i armatosur në një universitet të Rusisë, raportohet për tetë të vdekur

Të paktën tetë persona janë vrarë kur një njeri i armatosur hapi zjarr në një universitet në qytetin rus të Perm, thonë zyrtarët.

Bota

20/09/2021 10:41

Sulmuesi shkoi në kampus të hënën në mëngjes dhe filloi të qëllojë.

Studentët dhe mësuesit u barrikaduan brenda ndërtesës së universitetit; të tjerët u panë duke kërcyer nga dritaret.

Nuk është e qartë se sa persona janë lënduar. Policia ruse thotë se sulmuesi është arrestuar.

Komiteti Zyrtar i Hetimeve i Rusisë thotë se sulmuesi ishte student në universitet, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Incidenti ndodhi në Universitetin Shtetëror të Perm, i  vendosur rreth 1,300 kilometra në lindje të kryeqytetit, Moskës.