Sulm ajror ndaj një tregu në Halep, disa të vdekur

Gjatë sulmit të kryer ndaj qytezës i cili është ndër "zonat jokonfiktuale" të Idlibit kanë humbur jetën të paktën 10 persona, ndërsa janë plagosur 50 të tjerë

Bota

13/11/2017 15:29

 Në sulmin ajror ndaj një tregu në qytezën Etarib, në perëndim të qytetit Halep të Sirisë, kanë humbur jetën të paktën 10 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informatacioneve nga burimet lokale, në vendin e tregut të qytezës Etarib të Halepit që është nën kontrollin e opozitarëve janë kryer tre sulme ajrore.

Gjatë sulmit të kryer ndaj qarkut i cili është ndër “zonat jokonfiktuale” të Idlibit kanë humbur jetën të paktën 10 persona, ndërsa janë plagosur 50 të tjerë.

Të plagosurit janë transferuar në spitale, ndërsa është shprehur shqetësim për rritjen e numrit të viktimave.

Ekipet e mbrojtjes civile (Helmetat e Bardhë) vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim.