Sulm ajror dhe viktima në një ndërtesë komunale në Ukrainë (Video)

Viktima të shumta janë duke u raportuar në ndërtesën e administratës së qytetit të Lugansk, në Ukrainën lindore, pas një sulmi ajror. Kjo gjë u pasua edhe me një përleshje me armë zjarri në tonë, duke shkaktuar kështu panik në mesin e civilëve.

Bota

02/06/2014 16:02

RIA Novosti raporton se së paku pesë persona kanë humbur jetën në këtë sulm. Shumë të lënduar janë akoma te mjediset e ndërtesës së Komunës, e cila është e përfshirë nga të shtëna me armë. Numri i viktimave mund të rritet.

Prej kësaj ndërtese është duke dalë tym i madh dhe të shtënat e armëve nuk po ndalen së dëgjuari. Personat e lënduar po mundohen që të largohen nga ky vend, ku me ç’rast 6 vetura të ambulancës kanë arritur në vendngjarje.


Broadcast live streaming video on Ustream