“Sulltan Sylejmani” mahniti të gjithë me zërin e tij (Video)

Njëri ndër aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke, është edhe Halit Ergenç, i njohur për ne në rolin e Sulltan Sylejmanit.

ShowBiz

05/03/2017 13:25

Përveç talentit të tij për aktrim, ai ka zbuluar edhe një talent tjetër, e që është këndimi, shkruan lajmi.net.

Në emisionin “Beyaz Show” ku ishte i ftuar aktori, mori mikrofonin në dorë dhe këndoi një këngë turke me të cilën la pa fjalë të gjithë.

Pasi përfundoi këngën, “Sylejmani” mori duartrokitje të mëdha nga publiku.

Aktori është i martuar me Berguzar Korel, e cila ka luajtur në disa seriale bashkë me të. /Lajmi.net/

YouTube player