Sule: Mezi më pritet të luaj me fanellën e Dortmundit

Niklas Sule ka dhënë disa komente për lëvizjen e tij nga Bayern te Dortmund.

Sport

03/07/2022 23:02

Mbrojtësi i kombëtares së Gjermanisë, Sule ka thënë se qysh nga momenti i parë kur kontaktoi me Dortmundin pati një lidhje të fortë.

Po ashtu, projekti sportiv i klubit duket ta ketë bindur mbrojtësin, i cili thotë se mezi pret të luajë me fanellën e Dortmund.

“Kur bisedova me klubin, ndjeva një lidhje të vërtetë me ambiciet e klubit, me atë që unë kam kaluar në karrierë deri më tani dhe me çfarë kam për të arritur akoma”, ka thënë Sule, transmeton lajmi.net.

“Shansi për të arritur këto synime me BVB dukej si një projekt ambicioz dhe mezi pres të luaj sezonin tjetër”, shtoi lojtari.

Sule ishte pjesë e Bayernit, skuadër me të cilën fitoi disa trofe, por vendosi të largohej për një aventurë të re me rivalët e bavarezëve, Dortmundin. /Lajmi.net/