Suksesi i ëmbël
Bakllavaja turke mori licencë nga Bashkimi Europian duke u bërë produkt i mbrojtur. Ky është prodhimi i parë turk që vlerësohet nga BE.
Lifestyle
Përderisa Turqia më kot ka kërkuar për vite të tëra për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, një ëmbëlsirë e bërë në juglindje të vendit shijoi më shumë sukses të enjten, duke fituar “statusin e mbrojtur” nga BE’ja.
Baklava e Gaziantep, e përshkruar si “pastë e bërë nga shtresat filo e mbushur me krem semolinë dhe fëstek Antep”, u bë prodhimi i parë turk që mori këtë status të lakmuar.
E ëmbël dhe me arra, bakllava është një nga 16 produktet që nuk vijnë nga shtetet e BE’së që marrin logon, përfshirë edhe cajin Darjeeling dhe 10 produkte ushqimore kineze.
Në të njëjtën kohë, Komisioni Europian njohu ushqimet nga Greqia- rival i vjetër i Turqisë dhe marrës i miliardave nga fondet e BE’së për shkak të krizës financiare- dhe nga Britania euroskeptike.