Sukses historik për Kosovën, Bajraktaraj i artë në Arnold Classic Europe

Kushtrim Bajraktaraj ka dalë fitues në një nga garat më të rëndësishme të bodybuildingut.

Sport

21/09/2021 10:41

Kushtrim Bajraktaraj ka arritur një nga sukseset më të mëdha në sportin e bodybuildingut në Kosovë. Ai ka dalë fitues në turneun prestigjioz Arnold Classic Europe duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 80 kilogramë, transmeton lajmi.net.

Në organizimin e madh të mbajtur në Spanjë, Bajraktaraj arriti një tjetër triumf të madh në karrierën e tij të lavdishme në sportin e bodybuildingut.

Në një konkurrencë mjaft të fortë, Bajraktaraj u shpërblye me medaljen e artë, që vjen si sukses i radhës pas triumfit të fundit në Tiger Classic – Diamond Cup në Rumani. /Lajmi.net/