Suker: Besojmë se Modric do të jetë i gatshëm për Euro 2020 (2021)

Kampionati Evropian 2020, është vendosur të luhet në vitin 2021.

Sport

25/04/2020 19:45

Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, do të jetë 35 vjeçar gjatë kohës kur turneu pritet të mbahet.

Përkundër kësaj moshe, te kombëtarja e Kroacisë kanë besimin se Modric do të aktivizohet dhe ta ndihmojë skuadrën.

Lidhur me këtë ka folur presidenti i federatës kroate të futbollit, Davor Suker.

“Jam i sigurt se ai do të jetë në formën më të mirë. Ai është kapiteni ynë, dhe ai luan akoma futboll të mirë. Ai ka treguar këtë në ndehjet e fundit, edhe me Real Madrid”, ka thënë Suker për ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

“Jam i sigurt se ai do të jetë lideri ynë vitin tjetër, në mënyrën e njëjtë siç bëri në Rusi”, ka shtuar ikona e futbollit kroat.

Modric ishte lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2018, ku me ato paraqitje siguroi edhe ‘Topin e Artë’. /Lajmi.net/