Suharekë: Sulmon viktimën me mjet të fortë, të dyshuarit i gjendet marihuanë në shtëpi
Në qytetin e Suharekës është arrestuar një i dyshuar pasi që ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë viktimën.
Lajme
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net